Qytetarët e Maqedonisë përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ kanë kthyer 85 milionë denarë

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ kanë kthyer 85 milionë denarë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:44
Ilustrim

Drejtoresha e Drejtorisë së të Hyrave Publike sot deklaroi se përmes aplikacionit ‘TVSH-ja’ ime tek qytetarët janë kthyer mbi 85.000.000 denarë.

“Tejkaluam 10 milionë llogari fiskale përmes projektet ‘TVSH-ja ime’ dhe mbi 85.000.000 denarë do të përfundojnë tek xhepat e qytetarëve, pikërisht përmes kësaj mase”, tha Lukarevska.

Ajo tha se tashmë politika ndëshkuese e DHP-së është zbutur dhe në kontrollimet e rregullta se së pari inspektorët i heqin vërejtjen pronarit të lokalit afarist dhe më pastaj nëse ndodh përsëri mospagimi i TVSH-së, vijon dënimi.

Ajo në takim sot ishte me afaristët e Prilepit dhe me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat