Sa janë shpenzimet mujore minimale për një familje katër anëtarëshe në Maqedoni?

Maqedonia

Sa janë shpenzimet mujore minimale për një familje katër anëtarëshe në Maqedoni?

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:58
Ilustrim

Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSDM), një familjeje katër anëtarëshe për një muaj i nevojiten 32.653 denarë.

Sipas LSM-së, pjesa më e madhe e parave shkojnë për ushqim dhe pije apo 13.574 denarë, pastaj vinë shpenzimet për amvisëri me 10.409 denarë. Për higjienë personale dhe higjienë në shtëpi, familjet duhet të ndajnë 2.306 denarë, për transport rreth 2.408 denarë dhe për veshje 2.177 denarë.

Në fund të listës, shuma më e vogël është kultura dhe shëndetësia. Sipas llogarive, vizita nëpër manifestime kulturore kushton 1.070 denarë ndërsa për barna dhe kontrollime mjekësore 706 denarë.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, paga neto mesatare në maj të këtij viti është 25.270 denarë dhe kjo do të thotë se familja me një të punësuar, nuk mund t’i mbulojë shpenzimet bazë për jetesë. Nëse merret parasysh se shumica e punëtorëve marrin pagë nën mesataren, parashtrohet pyetja se si popullata ia del në fund të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat