Sot vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 08:45
Gjykimi për lëndën “Titanik”

Gjykimi për lëndën “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhor, vazhdon sot në Gjykatën Penale në Shkup.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore për “Titanik” për këtë javë pas pushimit njëmujor gjyqësor.

Lëndën e zhvillon gjykatësi Osman Shabani dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Deri më tani janë nxjerrë 4,700 nga mbi 5,900 prova të propozuara materiale nga PSP-ja.

Përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova, e cila dje u thirr në PSP për të dhënë deklaratë për rastet “Perandoria” dhe “Haraçi” pas incizimeve dhe bisedave të publikuara nga gazeta italiane “La Verita”.

Mbrojtja në fillim të seancës ditën e hënë, kërkoi shtyrje për shkak të situatës së sapokrijuar dhe dorëheqjes së PSP Katica Janeva, por gjykatësi Shabani, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e seancës së sotme.

I akuzuari Edmond Temelko, megjithatë, e njoftoi gjykatën se më 14, 15, dhe 16 gusht do të jetë për mjekim në Korçë dhe nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e ardhshme. Gjykatësi Shabani, theksoi se, për këtë duhet ta njoftojë gjykatën me shkrim.

Në lëndën “Titanik” krahas Gruevskit, Janakieskit dhe Jankulloskës, akuzohen edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat