Tomor Morina lirohet nga paraburgimi, flet shoku i tij

Maqedonia

Tomor Morina lirohet nga paraburgimi, flet shoku i tij

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:51
Bujar Xërca

(E plotësuar) - Tomor Morina tashmë edhe zyrtarisht është liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës.

Morina, siç deklaroi shoku i tij Bujar Xërca, po shoqërohet deri në pikën kufitare nga vetura të Ambasadës së Kosovës. 

Ai falënderoi institucionet e të dy shteteve si dhe punonjësit e burgut, si dhe theksoi se Morina është në gjendje të mirë.

“Tomorin veç e morëm, fitoi drejtësia…Falënderojmë institucionet tona dhe institucionet maqedonase. Shëndeti i Morinës është shumë mirë, nuk ka më mirë. Falënderojmë drejtorin Esatin si dhe Sadushin, dhe të gjithë njerëzit që e kanë trajtuar më së miri. Arrestimi i Morinës ishte diçka e padrejtë. Shteti maqedonas nuk është mirë ta dëgjojë Serbinë. Serbia ka vdekur, njeriun e vdekur nuk duhet ta dëgjojmë. Nuk duhet të ketë Serbia kaq ndikim. Sa më perëndimorë të jetë Maqedonia, Kosova aq më mirë”, tha Bujar Xërca.

Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë.

Lirimi i Tomor Morinës, pamje nga burgu i Shutkës

Shumë shpejt pritet lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina.

Në burgun e Shutkës tashmë ka arritur vetura me të cilën pritet të largohet Morina.

Ekipi i  televizionit Alsat është para burgut të Shutkës dhe ka siguruar pamje nga hyrja e veturës në ambientet e burgut.

Ndryshe, Gjykata Supreme vulosi vendimin e Këshillit penal, ku thuhej se nuk ka bazë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi. Sipas tyre, ekstradimi i Morinës në Serbi është i pamundur, pasi që ai dyshohet për vepra të kryera në Kosovë, shtetësinë e të cilit shtet edhe e posedon personi në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat