Stoilkovski: Zaev të tregojë nëse ka kërkuar që të shkarkohet Jovo Vangelovski

Maqedonia

Stoilkovski: Zaev të tregojë nëse ka kërkuar që të shkarkohet Jovo Vangelovski

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 19:26
Naum Stoilkovski

Zoran Zaev pa turp tregoi se ka telefonuar Blerim Bexhetin, përgjegjës për punët e drejtësisë në partin e BDI-së, i cili më parë e kishte akuzuar direkt atë për presion ndaj tij për të ndikuar në vendimet e Këshillit Gjyqësor, tha sot zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski.

“Zaev pranon se e ka telefonuar Bexhetin për Jovo Vangelovski. Sipas datës së cituar nga Bexheti, atëherë është pezulluar Vlladimir Pançevski, ndërsa seanca për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangelovski u shty”, tha Stoilkovski.

Për shkak të kësaj, Stoilkovski kërkoi që kryeministri të përgjigjet drejtpërdrejt nëse ai urdhëroi që Jovo Vangelovski të pushohej nga puna deri në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat