Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Lisiçe të Shkupit - Bota Sot
Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Lisiçe të Shkupit

Maqedonia

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Lisiçe të Shkupit

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:44
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike-Shkup përmes një kumtese për media informon se ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi, të dyshuar për veprën penale “vrasje”.

I dyshuari me përdorimin e një mjeti të mprehtë ka privuar nga jeta një person. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht menjëherë pas mesnate në lagjen Lisiçe e Re.

“Pas një diskutimi paraprak mes 18-vjeçarit të dyshuar dhe shokut të tij nga njëra anë dhe një grup personash nga ana tjetër, i dyshuari ka ikur pas disa ndërtesave në lagje. Disa persona kanë vrapuar pas tij dhe ku i janë afruar ai e ka nxjerrur thikën, me të cilën e ka goditur njërin prej tyre. I lënduari është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë”, thonë nga PTHP.

Prokurori Publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për masën e paraburgimit 30 ditor për të dyshuarin e kryerjes së vrasjes. Gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshurit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...