LSDM: Po ndërtohen 43 kopshte të reja për fëmijët

Maqedonia

LSDM: Po ndërtohen 43 kopshte të reja për fëmijët

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:49
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, do të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve të çerdheve për fëmijët.

Nga LSDM thonë se po ndërtohen tetë çerdhe të reja dhe po përgatitet ndërtimi i edhe 35 objekteve tjera.

“Gjithsej 43 objekte të reja të çerdhjeve në gjithë territorin e shtetit. Përveç ndërtimit të objekteve të reja, po investohet edhe në përfocimin e kuadrit në kopshte”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se zhvillimi dhe avancimi i sistemit të mbrojtes së fëmijëve mbetet prioritet i LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat