Prokurorja Fatime Fetai: Në PSP kërkuan të ma kontrollojnë çantën, unë kundërshtova

Maqedonia

Prokurorja Fatime Fetai: Në PSP kërkuan të ma kontrollojnë çantën, unë kundërshtova

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:02
Fatime Fetai

Prokurorja Fatime Fetai vërtetoi se sot ka qenë e njoftuar për urdhrin për kontrollim ndaj të gjithë të punësuave. Në hyrje të ndërtesës së PSP-së ajo ka është ndaluar nga një polic i cili me urdhër të Katica Janevës ka pasur për obligim të kontrollojë secilin që hyn dhe del nga objekti i PSP-së.

Prokurorja Fatime Fetai ka kundërshtuar një kontroll të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë jam prokurore që punon në këtë institucion tashmë 4 vite, dhe jo e dyshuar që të më kontrollojnë në secilën hyrje dhe dalje. Kur u ktheva nga pushimi rreth orës 13:00 më ndali polici dhe më njoftoi se nuk mund të hyj pa më kontrolluar në çantë. Ai tha se ka pasur njoftim nga Katica Janeva”, tha Fetai.

Sipas TV24, Janeva sot në dorë e ka pranuar ftesën për marrje në pyetje nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat