Delegacion i Ushtrisë së Bullgarisë për vizitë në Shkup

Maqedonia

Delegacion i Ushtrisë së Bullgarisë për vizitë në Shkup

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Bullgarisë, i udhëhequr nga komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Andrej Bocev, prej nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Gjenerali Bocev do të realizojë takime me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm Vasko Gjurçinovski, si dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Gjatë ditës së nesërme, komandanti Bocev do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

Temat kryesore të takimeve pritet të jenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak, transformimi i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për ndihmë të paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat