Maqedoni, dialogu për regjistrimin e popullsisë vazhdon pas dy jave

Maqedonia

Maqedoni, dialogu për regjistrimin e popullsisë vazhdon pas dy jave

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:59
Ilustrim

Dy takime për dy javë. E tillë është dinamika e mbledhjeve për regjistrimin e popullsisë. Nga pushteti janë të kënaqur për vullnetin e mirë për harmonizimin e tekstit.

Opozita maqedonase OBRM-PDUKM nuk është e kënaqur nga qasje e pushtetit. Ata thonë se nuk do të heqin dorë nga standardet e Eurostat.

Regjistrimin e personit sipas Propozim-ligjit të përgatitur nga Enti Shtetëror për Statistika, mund ta bëjë personi i cili posedon numrin amë të personit që mungon.

OBRM-PDUKM insiston që këtë ta bëjë ndonjë anëtar i familjes më të ngushtë por të dyja palët u pajtuan se është e domosdoshme dhënia e dokumentit për identifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat