Maqedoni: Cilësia e ajrit dhe katalizatorët, gjithçka e varur nga fuqia blerëse

Maqedonia

Maqedoni: Cilësia e ajrit dhe katalizatorët, gjithçka e varur nga fuqia blerëse

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një pjesë e madhe e vozitësve vendosin të instalojnë katalizatorët universal nuk kanë afat të gjatë të përdorimit, ndonëse me një mirëmbajtje të rregullt mund të përdoren në vozitjen e veturës për 50 mijë deri 100 mijë kilometra.

Vjetërsia mesatare e veturave te ne është 19 vjet, madje 87 për qind e tyre janë më të vjetra se 10 vjet, ndërsa më shumë se gjysma përdorin dizelin si karburant. Veturat kaq të vjetra që qytetarët i importuan në vitet e kaluara si rrjedhojë e pamundësisë që të blejnë vetura më të reja, ndikojnë në ndotjen e ambientit, andaj si një nga masat për uljen e ndotjes parashikohet që Ministria e Ekonomisë të subvencionojë së paku 1200 vetura në vit, me nga 300 euro për instalimin e aparateve për përdorimin e gazit si dhe do të ndahen 2000 deri 3000 euro në vit për 200 deri 500 vetura që do të zëvendësohen me vetura të reja që posedojnë Euro standardet ekologjike 5 dhe 6. Njëherazi për 12 muaj pritet të hyjë në fuqi edhe Ligji për ngjitëset ekologjike që nuk do të jenë të detyrueshme me ngjyrat e gjelbra, të verdha dhe të kuqe. Vetëqeverisjet lokale në të ardhmen në ditët kur do të ketë ndalesë të veturave në pjesë të caktuar të qytetit, do të lejojnë të qarkullojnë vetëm veturat me ngjitëse ekologjike të gjelbër apo me standard Ekologjik 5, por jo edhe ato me standarde më të ulëta ekologjike. Në ditët me ndotje të mëdha do të mund të lëvizin edhe veturat që përdorin për ngasje gazin apo metanin.

Në ndërkohë, në Serbinë fqinje pritet që prej vitit 2021 nga 1,2 milion vetura që lëshojnë gazra që ndotin ambientin, më shumëse gjysma të kenë vështirë të kalojnë kontrollin teknik si rrjedhojë e mungesës së katalizatorit. Pra katalizatori do të jetë i obligueshëm për dy vite si masë e uljes së ndotjes së ambientit nga gazrat që lëshojnë veturat. Ky aparat mënjanon prezencën e ujit, dhe gazrave CO2 dhe CO, oksidin e azotit si dhe hidrokarburet e padjegura që krijojnë blozën. Vlerësohet se përdorimi i katalizatorit me 90 për qind anulon gazrat e dëmshëm.

Në Kroaci katalizatorët origjinal kushtojnë prej 100 deri 300 euro, edhe pse çmimi tyre luhatet në varësi prej modelit të veturës , vendosjes së katalizatorit metalik apo qeramikë e kështu me radhë, andaj edhe mund të jetë shumë më i shtrenjtë. Pjesë e re për Fiat Stilo JTD, bie fjala, kushton edhe 500 euro, ndërsa vetëm zëvendësimi i pjesës së vjetër me të re kushton 200 euro.

Në Serbi katalizatorët origjinal së bashku me montimin kushtojnë deri 500 euro. Andaj një pjesë e madhe e vozitësve vendosin të instalojnë katalizatorët universal që kushtojnë prej 5000 deri 7500 denarë. Edhe pse ato nuk kanë afat të gjatë të përdorimit megjithatë me një mirëmbajtje të rregullt mund të përdoren në vozitjen e veturës për 50 mijë deri 100 mijë kilometra. Tek ne në vitet e fundit një katalizator për markat më të shtrenjta të veturave me standard Euro 1 dhe 2 ka kushtuar prej 300 deri 900 euro në varësi se a është i përdorur apo i ri.

Ekspertët thonë se katalizatorët nuk mund të vendosen tek të gjitha llojet e veturave por kjo varet edhe nga lloji i motorit, hapësira e disponueshme në veturë për vendosjen e katalizatorit etj.

“Në këtë drejtim duhet shikuar edhe aspektin e asaj se sa shpaguhet si dhe kostoja e vendosjes së katalizatorit për shkak se tek veturat e vjetra kjo kushton më shumë. Njëherazi kompetentët duhet të vlerësojnë edhe masat si ulja e kompensimeve të ndryshme apo edhe dhënia e kredive me kamata më të ulëta në favor të zëvendësimit të veturave të vjetra me të reja”, thonë ekspertët e automobilizmit.

Gjithashtu, një pjesë e veturave që janë prodhuar që nga viti 2006 e këndej supozohet të kenë edhe filtrin DPF, që djeg grimcat e tymit që në parim veturat me dizel e emitojnë shumë më shumë se veturat me benzinë. Gjithashtu tek veturat që posedojnë katalizator ai mund të prishet për shkak të benzinës me cilësi më të dobët, hyrjes së vajit apo antifrizit në katalizator, gabimit në punën e sondës lambda, apo amortizimit të kabllove dhe kandelat elektrike.

Në praktikë vozitësit në Maqedoni dhe Ballkan vështirë të blejnë vetura më të reja se dhjetë vite. Vlerësohet se fuqia e ulët blerësve e qytetarëve është shkaku kryesor i interesimit të madh të blerjes së veturës së vjetër në vend të asaj të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat