Pagesat rrugore në Maqedoni, për 7 muaj janë mbledhur 23.5 milionë euro

Maqedonia

Pagesat rrugore në Maqedoni, për 7 muaj janë mbledhur 23.5 milionë euro

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Në buxhetin e Maqedonisë së Veriut nga fillimi i vitit dhe deri në korrik, kanë hyrë 23.5 milionë, nga pikat e pagesave rrugore.

Sa i përket të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej katër përqind. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, thonë se të gjitha 10 pikat e pagesës kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar, por sipas të ardhurave të realizuara, prinë pika pagesore në Rramanli.

Sipas parashikimeve të ndërmarrjes publike, viti 2019 do të jetë një vit rekord në ekzistencën 32-vjeçare të pikave të pagesës.

Në të ardhurat totale përfshihen edhe të ardhurat nga shitja e pajisjeve elektronike, kartave dhe etiketave dhe rimbushjes së tyre.

Gati shtatë mijë kartela janë shitur që nga lëshimi i pagesës elektronike një muaj më parë. Në periudhën në vijim, do të ndërtohen dy pika të reja pagesore në autostradën Miladinovci – Shtip dhe një në autostradën Kërçovë-Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat