OBRM-PDUKM: Kriminelët janë në LSDM - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Kriminelët janë në LSDM

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kriminelët janë në LSDM

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:19
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “kriminelët janë në LSDM, duke nisur nga klani i Zaevit e teposhtë”.

Nga kjo parti thonë se Zaev nuk mund të amnistohet për aferën ‘Haraçi’.

“Zaev në mënyrë të hapur duhet të tregojë pse me vite mysafir i shpeshtë i ti ishte Boki Trediçi, pse qeveria e tij dhe gjysma e partisë kanë fotografi me Jovanovskin”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM pyesin nëse janë të vërteta pretendimet në disa media se çanta me para nga afera ‘Haraçi’ ka përfunduar në Ilindenska.

“Frika dhe paniku te Zaev është dëshmi se ai është i vetëdijshëm se nuk ka shpëtim. Përgjegjësi për gjithçka që bëri do të ketë. Përgjegjësia e Zaev, si dhe për të gjithë zbatuesit dhe ndihmësit në aferën ‘Haraçi’ do të ketë. Maqedonia duhet të jetë shtet i së drejtës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...