Për shkak të “etheve afrikaneve të derrave” në Maqedoni organizohet gjuetia e derrave të egër

Maqedonia

Për shkak të “etheve afrikaneve të derrave” në Maqedoni organizohet gjuetia e derrave të egër

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:47
Gjuetia e derrave të egër

Në drejtim të mbrojtjes nga sëmundja e “etheve afrikane të derrave” në përputhje me udhëzimet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, në Makedonska Kamenica është organizuar një aksion për veprimtari sanitare për gjuajtjen e derrave.

Siç njofton Goce Stoilovskit nga ndërmarrja e gjuetisë “Kamenica-Sasa”, në gjueti do të marrin pjesë persona nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

“Për momentin po përgatitet Lista e lejeve për lëvizje në pyll, ndërsa pastaj gjuetarët do të jenë në gjendje të marrin leje ditore dhe të nënshkruajnë personalisht që ata janë njohur me metodën e gjuetisë sipas vendimeve të përcaktuara më parë nga AUV dhe MBPU. Në vendin e gjuetisë do marrë pjesë nga një inspektor i AUV-së dhe një inspektor i gjuetisë, ndërsa mishi i derrit të egër ndoshta të vrarë do të mbahet në një frigorifer të veçantë deri sa të merren rezultatet nga AUV”, tha Stoilovski.

Stoilovski kërkon që gjatë këtij aktiviteti të tregohen të kujdesshëm me gjuajtjen e cigareve që të mos hapin zjarr në mënyrë që të ruhen vendet e gjuetisë dhe pyjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat