ASH: Qendra e re klinike nuk do të jetë vetëm e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

ASH: Qendra e re klinike nuk do të jetë vetëm e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:46
ASH

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët sot kanë reaguar ndaj ndërtimit të Qendrës së re Klinike në Shkup.

“Skandalet e ministrit Filipçe nuk kanë të ndalur. Sot bën thirrje për kyçje të “ekspertëve te OBRM-PDUKM-së në grupet punuese për ndërtimin e kompleksit të ri të Qendrës Klinike Universitare në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup” duke anashkaluar Aleancën për Shqiptarët dhe ekspertët e saj në këtë fushë të organizuar në Departamentin e Shëndetësisë.

I nderuari ministër, Qendra e re Klinike nuk do jetë vetëm e LSDM-së apo e OBRM-PDUKM-së, apo e kujtdo qoftë, por do jetë e çdo qytetari të Maqedonisë së Veriut, pa dallim kombësie, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër, doni ju apo jo. Deklaroni se “Së bashku të jemi pjesë e suksesit të këtij projekti të suksesshëm” duke e dënuar atë me dështim nga ftesa gjysmake dhe eliminim e bajpasim të shqiptarëve dhe përfaqësuesve e tyre të vërtetë, Aleanca për Shqiptarët si partia më e madhe opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga atje shtojnë se andaj edhe një herë ju ftojmë juve dhe zëvendësin tuaj “fotografi pa zë” në duel debativ ku do t’i kryqëzojmë faktet dhe gabimet e shumta që bëni, të cilat do kushtojnë shumë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore të sistemit shëndetësor të sëmurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat