OBRM-PDUKM: Zoran Zaev dhe Kostadin Kostadinov dhe të gjithë të përfshirit në rastin “Haraçi” do të përgjigjen kur do të kthehet drejtësia - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Zoran Zaev dhe Kostadin Kostadinov dhe të gjithë të përfshirit në rastin “Haraçi” do të përgjigjen kur do të kthehet drejtësia

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zoran Zaev dhe Kostadin Kostadinov dhe të gjithë të përfshirit në rastin “Haraçi” do të përgjigjen kur do të kthehet drejtësia

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se do të përgjigjen Zoran Zaev dhe Kostadin Kostadinov dhe të gjithë të përfshirit në rastin “Haraçi” kur do të kthehet drejtësia në Maqedoni.

“Boki 13 në audio inçizimin kur thotë se Zaev është në dije dhe di gjithçka, domethënë që së bashku ata menaxhojnë mendimet e Hristian Mickoskit i cili po e përfaqësonte rrejshëm atë.

Kur Katica Janeva thotë se pasi të keni paguar një milion e gjysmë euro gjithçka do të jetë në rregull dhe nuk ka nevojë të shqetësoheni, nuk është Katica, por Mickoski që e ka mbuluar zërin dhe e ka prezantuar veten si një prokuror publik special”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje theksojnë se çanta nuk është dërguar në Qeveri, dhe se është vetëm një montazh e bërë nga OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski.

“Në fakt, Boki Trediçi fsheh vetëm Radmilla Sheqerinskan se ajo do të vinte tek ai sepse ajo atëherë do të merrte udhëzime nga OBRM-PDUKM dhe Mickovski”, ironizojnë nga OBRM-PDUKM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...