Strumicë, vetura godet një traktor

Maqedonia

Strumicë, vetura godet një traktor

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:32
Ilustrim

Në rrugën magjistrale Strumicë-Novo Sellë në vendin e quajtur “Sllushiçko stopantstvo” dje ka ndodhur një aksident në mes një automjeti të markës “Volvo” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga M.K.(56) nga fshati Konjarevo, dhe një traktori “IMT 533” e drejtuar nga S.T. (54) nga fshati Sushicë, njoftojnë nga MPB.

“Në aksident lëndime të rënda ka marrë shoferi i traktorit, i cili është dërguar për t’i dhënë ndihma e shpejtë në qendrën medicinale në Strumicë”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat