Dimitrov: Nuk kam pasur takim me Boki 13

Maqedonia

Dimitrov: Nuk kam pasur takim me Boki 13

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:02
Nikolla Dimitrov

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se rasti “Haraçi” duhet të jetë vetëm një motiv shtesë në luftën për drejtësi, dhe jo ngritje duarsh.

“Atë që krimi dëshiron të diskreditojë ndjekësin e saj nuk duhet të na befasojë. Është mahnitëse në atë masë sa dikush duket se ka lejuar që etja për drejtësi të përdoret për të shuar etjen për para. Është e mundur përfshirja e një prokurori nga ky institucion (PSP) në tregtimin e përgjegjësisë, në maksimum rrit nevojën për një pastrim të plotë dhe vendimtar me të gjitha ndyrësitë që kanë dalë në dritë, këdo që përfshinë. Megjithëse e gjithë historia është tmerruese për apatinë, nëse ai që do të duhej të ndjek krimin, të vendoset në anën e kriminelëve, kjo duhet të jetë vetëm një motiv shtesë në luftën për drejtësi, dhe jo ngritje e duarve. Pastrim dhe drejtësi për “Haraçin” dhe për të gjithë kriminelët brenda dhe jashtë video inçizimeve”, ka shkruar Dimitrov në Facebook.

Në fund, ai thekson se nuk ka pasur as takim, as fotografi, as që ka nënshkruar ndonjë memorandum me të dyshuarin e parë, Bojan Jovanovski, duke thënë: “Sigurisht që kjo do të thotë vetëm për veten por jo për t’u lavdëruar, përveç se duket se kam një ndjenjë të drejtë që e kam lëshuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat