Zjarri në Pintija është ende aktiv - Bota Sot
Zjarri në Pintija është ende aktiv

Maqedonia

Zjarri në Pintija është ende aktiv

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 22:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri në Pintija është akoma aktiv. Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit mori ndihmë nga ajri, u aktivizuan edhe aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Avionët bën dy fluturime dhe hodhën ujë në Sopishtë, ku u përhapeshe flaka. Nuk ka asnjë rrezik nga përhapja e zjarrit në Sopishtë”, deklaroi për AIM-në zv. komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski.

Ai informon se sonte do të ketë ekuipazhe të zjarrfikësve në terren, megjithëse terreni është i paarritshëm.

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski së bashku me pjesëtarët e komunës gjithashtu u bashkuan për shuarjen e zjarrit. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe banorët lokal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...