OBRM-PDUKM: Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucionet

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se “Zoran Zaev është koka kryesore e krimit në Maqedoni”.

Sipas kësaj partie, institucionet janë nën presion dhe janë vendosur nën shërbim të Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Dëshmia më e mirë për këtë është veprimi i Prokurorisë Publike këto katër muaj, e cila i ka të gjitha dëshmitë për projektin e Zaevit dhe mbrojtësit të tij Boki Trediçi, si dhe Kiki Friki dhe Sheki dhe mundohet të injorojë të gjitha faktet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se “me këtë veprim të degradimit dhe devalvimit të sistemit, rrënohet gjithë besimi i qytetarëve tek ata, ndërsa anëtarësimi në BE është i paarritshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...