Alternativa për rastin “Haraçi”: Të mos amnistohet askush

Maqedonia

Alternativa për rastin “Haraçi”: Të mos amnistohet askush

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:59
Alternativa

Partia në pushtet Alternativa, në lidhje me rastin “Haraçi” kërkon që të zbardhet e drejta dhe përgjegjësit të marrin dënimin e duhur.

Nga Alternativa thonë se “pavarësisht pozicionimit të sotshëm politik, ata mbeten parimorë në atë që e kanë thënë dhe për të cilën kanë luftuar që nga ditët e themelimit të subjektit – drejtësia selektive është vrasje për shtetin”.

“Këtë e kishim thënë që kur PSP-ja ngrinte akuza për ish drejtues të qeverisë së kaluar, duke i akuzuar disa e duke i mbrojtur disa të tjerë, vetëm sepse ata u bënë të përshtatshëm e të përdorshëm për rrethanat e reja. Madje, këtë vërejtje e kemi ngritur edhe kur gjykatat na dëmtuan rëndë edhe neve si parti, por kjo as atëherë nuk u mor kaq seriozisht. Por, tash të gjithë po binden se drejtësia selektive detyrimisht prodhon shtet të padrejtë”, thonë nga Alternativa.

Ata shtojnë se janë “pro” inkuadrimit të Prokurorisë Speciale në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat