Shuhet zjarri në Ljuben, shpërthen zjarr i ri drejt Kondovës dhe Svillares

Maqedonia

Shuhet zjarri në Ljuben, shpërthen zjarr i ri drejt Kondovës dhe Svillares

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

jë zjarr ka shpërthyer sonte në vendin e quajtur Velepole midis fshatrave Kondovë dhe Svillarë. Nga zjarri është përfshirë pylli me pisha.

Brigada e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, siç tha Vladimir Simonovski për AIM-në, ndërhyri me tre automjete dhe 10 zjarrfikës në terren, dhe planifikohet të dërgohet edhe një automjet.

Bëhet fjalë për një terren i paarritshëm, po bëjmë gjithçka që zjarri të jetë nën kontroll dhe të mos përhapet në shtëpitë në Svillare dhe Kondovë”, tha Simonovski.

Më parë, zjarrfikësit ndërhynë në Ljuben, ku vonë në mbërjme zjarri u shua plotësisht e cila përfshiu një sipërfaqe të madhe ku dogj bari i thatë drejt fshatit Rashçe në Komunën e Sarajit.

Në Shkup edhe dje pati një zjarr, në zonën pyjore sipër vendbanimit Pintija ku nga zjarri u përfshi një pjesë e madhe e pyllit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat