Qeveria e Maqedonisë e konfirmon rritjen e pagës në sektorin e arsimit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë e konfirmon rritjen e pagës në sektorin e arsimit

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rritjen e pagave në arsim duke nisur nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë.

Rritja e pagës është për 5 për qind duke nisur nga paga e shtatorit.

Qeveria obligoi ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi të nënshkruajë Marrëveshjet e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për të realizuar rritjen e pagave.

Me këtë vendim, Qeveria e detyroi më tej Ministrin që të përgatisë një zgjidhje për koeficientet e rinj për rritjen e pagave në institucionet e arsimit të lartë publik dhe institucionet shkencore publike për 5%, duke filluar nga pagesa e pagës për shtatorin e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat