Maqedoni, 13 përqind e qytetarëve pushimet i kanë rezervuar nëpërmes internetit - Bota Sot
Maqedoni, 13 përqind e qytetarëve pushimet i kanë rezervuar nëpërmes internetit

Maqedonia

Maqedoni, 13 përqind e qytetarëve pushimet i kanë rezervuar nëpërmes internetit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Gjysma e përdoruesve të Internetit në Bashkimin Evropian kanë rezervuar pushimet ose udhëtimet e tyre nëpërmes internetit. Shumica këtë e kanë bërë qytetarët e Luksemburgut – 73 përqind, ndërsa më pak në bullgarët – 17 përqind dhe rumunët 18 përqind. Në vendin tonë pushimet e rezervuara nëpërmes internetit e kanë 13 përqind e qytetarëve, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Në vendin tonë 13 përqind e shfrytëzuesve të internetit janë përgjigjur se pushimet ose udhëtimet e tyre i kanë rezervuar online nëpërmes internetit. Mosha më e madhe prej atyre që kanë rezervuar në internet janë në mes 25 dhe 34 vjeç me (16%), të moshës 16-23 me (12%), ndërsa më pak të moshës në mes 65-74 vjet (6%).

Pas Maqedonisë së Veriut, pasojnë shfrytëzuesit e internetit nga Turqia – 15%, Bullgaria – 17% dhe Rumania – 18%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...