“Facebook” dhe “Instagram” më të popullarizuarat tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

“Facebook” dhe “Instagram” më të popullarizuarat tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut ka 1.1 milionë përdorues të rrjetit social Facebook, 100 mijë më shumë se vitin e kaluar, ndërsa 540 mijë persona janë të kyçur në Instagram.

Sipas të dhënave të faqes së specializuar “statista.com”, nga 1.58 milionë përdorues të kyçur në internet, dy të tretat janë aktive në ndonjë prej rrjeteve sociale, më shumë në Facebook dhe Instagram.

Në nivel botëror ka 4.1 miliardë përdorues të internetit, ndërsa 3.2 miliardë prej tyre përdorin rrjetet sociale.

Prin Facebook me 2.37 miliardë përdorues, i ndjekur nga Youtube me 2 miliardë, Facebook Messenger me 1.3 miliardë, Instagrami me 1 miliard, Twitter me 330 milionë dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat