Kodeks për vetërregullimin e funksionarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Kodeks për vetërregullimin e funksionarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:15
Robert Popovski

“Kodi i sjelljes së funksionarëve është miratuar dje në seancën qeveritare. Gjithçka në mënyrë detaje është sqaruar në kodeks nga “A deri SH” dhe do të vlejë për të gjithë funksionarët e Qeverisë”, tha sot në konferencën e sotme për shtyp, Robert Popovski.

Kodeks, gjegjësisht vetërregullimi i funksionarëve do të marrë parasysh sjelljen dhe mënyrën e sjelljes së të punësuarve dhe funksionarëve, cilat janë të drejtat e tyre dhe obligimet që i kanë funksionarët, kush procedon në mënyrë morale dhe etike dhe kush jo.

Ministri tha se, me këtë kodeks Qeveria më lehtë do të zbulojë se cili funksionarë vepron sipas kodeksit dhe cili jo.

“Nëse ndonjëri nuk e respekton kodeksin, do të pasojnë sanksionet, mund të vijë edhe deri tek largimi nga funksioni”, tha Popovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat