Policia konfiskon mobiljet e shtëpisë së Katica Janevës

Maqedonia

Policia konfiskon mobiljet e shtëpisë së Katica Janevës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 17:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kamion sot pasdite arriti në shtëpinë e Katica Janevës për të bartur mobiljet e konfiskuara.

Prokuroria sot njoftoi se është zgjeruar hetimi për rastin ‘Haraçi’ ndërsa Katica Janeva në këtë rast është e përfshirë si e dyshuar.

Gjysmë ore pasi policia u kthye në shtëpinë e Janevës për kontroll shtesë, para shtëpisë ndodhej edhe kamioni që bart mobiljet.

Edhe Janeva është në shtëpinë e saj dhe ende nuk është dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake. Para shtëpisë së saj ka sigurim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat