Ruskovska: Nuk do të kërkoja paraburgim për Janevën nëse nuk kisha dëshmi të mjaftueshme

Maqedonia

Ruskovska: Nuk do të kërkoja paraburgim për Janevën nëse nuk kisha dëshmi të mjaftueshme

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 23:05
Vilma Ruskovska

Prokurorja Vilma Ruskovska pas vendimit të Gjykatës Penale ku i caktoi 30 ditë paraburgim Katica Janevës, thotë se kolegia e saj më herët nuk ka qenë e dyshuar në rastin ‘Haraçi’, për shkak se nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme. Ruskovska potencoi se dje është kërkuar arrestimi i Janevës.

“Nuk ndryshoi asgjë prej ditës së djeshme. Dëshirova t’i jap mundësi koleges të deklarohet, dëshiroja ta dëgjoj se çfarë ka për të thënë. Nuk e dëgjova si dëshmitare. Nuk do të kërkoja paraburgim pa dëshmi të mjaftueshme. Në ndërkohë, u mblodhën dëshmi të mjaftueshme, që vërtetojnë veprën penale”, tha Ruskovska.

Ruskovska shtoi se hetimi vazhdon dhe se nuk ka pasur trysni politike me qëllim që të mos niset hetimi drejt Katica Janevës.

“Hetimi vazhdon dhe do të shohim se ku do të na çojë. Nuk dëshiroj që ky hetim të jetë ‘reality show’. Nuk kam pasur trysni politike”, tha Ruskovska.

Në Prokurori janë thirrur edhe biznesmenë që janë ndërlidhur me hetimin ‘Haraçi’, ndërsa një pjesë e tyre kanë mohuar se kanë dhënë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat