Arrestohet një person nga Krusheva, dyshohet për tregti me imigrantët

Maqedonia

Arrestohet një person nga Krusheva, dyshohet për tregti me imigrantët

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:42
Ilustrim

Në SPB Kumanovë dje në orë 09:30, është arrestuar J.H. (36) nga Krusheva, nën dyshimin se kanë kryer kallëzim penal “tregti me imigrantë”.

Nga MPB sqarojnë se në të njëjtën ditë në orën 05:45 në rrugën Kumanovë-vendkalimi kufitar Tabanoc policia ka vërejtur një fugon “Volswagen” me targa të Shkupit, ku brenda ka pasur imigrant.

Në fugon janë zbuluar 45 persona imigrant, prej të cilëve 42 nga Pakistani, një nga Siria dhe dy nga Afganistani.

“Vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por më vonë është kapur në një veturë tjetër ‘Golf’ dhe është arrestuar”, thonë nga MPB.

Janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat