Komisioni Evropian nuk e komenton paraburgimin e Katica Janevës

Maqedonia

Komisioni Evropian nuk e komenton paraburgimin e Katica Janevës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:46
Ilustrim

Komisioni Evropian për momentin po përmbahet nga komentet për rastin “Haraçi” dhe vendimin e djeshëm për paraburgimin e prokurores speciale Katica Janeva.

Megjithatë, nga Komisioni Evropian theksojnë se nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut pritet hetim thelbësor.

“Nuk komentojmë hetime të tilla, BE-ja përkujton se është me rëndësi të vazhdojë lufta me korrupsionin nga niveli i lartë dhe të vendoset përgjegjësi ligjore për çdo krim”, qëndron në përgjigjen e shkurtër të Komisionit Evropian për AIM.

Burime në Komisionin Evropian, i cili luan rol të rëndësishëm në formimin e PSP-së gjatë negociatave në Përzhinë, thonë se nga afër vëzhgohen ngjarjet në Maqedoninë e Veriut rreth rastit “Haraçi” dhe se tani për tani në KE nuk ka pasqyrë të qartë për atë çka saktë po ndodh.

“Situata është shumë e ndërlikuar dhe presim të marrim pasqyrë të qartë dhe më shumë informacione që të mund eventualisht të komentojmë”, thonë diplomatët në Bruksel.

Puna e PSP-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër kushtet kyçe për marrjen e datë për negociata në muajin tetor, datë e cila deri më tani dy herë është shtyrë.

Në Bruksel askush nuk dëshiron të spekulojë nëse dhe si do të reflektojnë ngjarjet e fundit ndaj vendimit për ndarjen e datës për negociata, por vlerësimi është se nëse pushteti dhe opozita në Maqedoni të Veriut tregojnë vendosmëri që të përballen me korrupsionin dhe të gjejnë zgjidhje të përhershme dhe bindëse të ndërsjellë, data ende është e mundshme për vendin në tetor, komentojnë për MEDIAL-n, diplomatët në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat