OBRM-PDUKM: Paraburgimi për Janevën është një teatër që të fshihen gjurmët drejt Zoran Zaevit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Paraburgimi për Janevën është një teatër që të fshihen gjurmët drejt Zoran Zaevit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:47
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se paraburgimi për Katica Janevën është një marrëveshje teatri me të cilën duhet të fshihen gjurmët të cilët dërgojnë në selinë e LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

“Katica Janeva i qëndroi besnik Zoran Zaevit, siç u qëndroi besnik ai në të gjitha rastet e rregulluara kriminale. Katica Janeva dhe Zoran Zaev janë persona edhe të njëjtës anë të parasë. Zoran Zaev është kryeministër, në Republikën e Maqedonisë gjatë gjithë periudhës në të cilën kryhet ‘haraçi’ milionësh. Janë kërcënuar dhjetëra biznesmen. Janë ofruar para, ndërsa institucionet e sistemit ose kanë qenë pjesë e ‘haraçit’ ose kanë ulur sytë para krimit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Janeva është mjeti me ndihmën e së cilës është kryer “haraçi”, ndërsa Zaevi koordinator i të gjithë sistemit kriminal.

“Përfshirja e Zaevit është arsyeja kryesore në të cilën Janeva ishte në liri me muaj, edhe pse dëshmitë për atë Ruskovska i kishte që nga prilli. Janevës iu la hapësirë që të riformatoj telefonin, të shkojë jashtë vendit dhe të ndikojë në dëshmitarët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat