Fillon procedura për shkarkimin e Janevës, dosja për “Haraçin” nesër para Këshillit të Prokurorëve

Maqedonia

Fillon procedura për shkarkimin e Janevës, dosja për “Haraçin” nesër para Këshillit të Prokurorëve

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:35
Katica Janeva

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ose më së voni deri nesër duhet që të informojë Këshillin e prokurorëve publik për të gjitha aktivitetet të cilat do të ndërmerren në procedurën parahetimore dhe hetimore për “Haraçin”, që kanë të bëjnë me prokuroren speciale Katica Janeva.

Pasi të merret ky njoftim, kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Kole Shterjev duhet të caktojë seancë të Këshillit në të cilën do të fillojë procedura e shkarkimit të Janevës nga pozita e kryetares së Prokurorisë Speciale Publike.

“Nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë do të fillojë procedurat e shkarkimit nga puna para skadimit të mandatit për shkak të kryerjes së funksionit në mënyrë të parregullt, joprofesional dhe joetike, Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të paraqesë brenda një kohe të arsyeshme një raport deri tek Kuvendi mbi gjendjen faktike të vendosur dhe arsyet e shkarkimit. Në bazë të raporti të paraqitur nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, me propozimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, me pëlqimin paraprak të katër partive politike me numrin më të madh të përfaqësuesve në Kuvend, Këshilli me propozim e Kuvendit, shkarkon prokurorin publik.

Kuvendi e konfirmon propozimin e shkarkimit të prokurorit publik deri tek Këshilli i prokurorit publik me shumicën prej dy të tretave, duke përfshirë edhe votat e deputetëve të cilët u takojnë bashkësive të cilët nuk janë shumicë, dhe do ta dërgojë deri tek Këshilli”, shkruan në Ligjin e PSP-së./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat