Janeva mbetet në burg, refuzohet ankesa e saj

Maqedonia

Janeva mbetet në burg, refuzohet ankesa e saj

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 00:09
Katica Janeva

Siç vërtetojnë për ‘A1on’ Këshilli Gjyqësor refuzoi ankesën e Katica Janevës për paraburgimin 30 ditor. Janeva vazhdon të jetë në paraburgim në burgun e Shkupit në Shuto ORizare.

Mbrëmë gjyqtari Sedat Rexhepagiqi i caktoi masën e paraburgimin kryeprokurores në dorëheqje, me kërkresë nga Prokuroria për Krim të organizuar dhe Korrupsion.

Janeva është e dyshuara e tretë në aferën ‘Haraçi’. Ajo, sipas aktakuzës së prokurorisë, i ka mundësuar Orce Kamçevit favore në hetimin për lëndën ‘Perandoria’ duke propozuar të dalë nga paraburgimi dhe t’i kthehen dokumentet e identifikimit.

Përveç kësaj, në plan ka qenë që Kamçev të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur kur do t’i ofrohet marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat