Angelovska: Jam e gatshme që të investojë në politikat fiskale

Maqedonia

Angelovska: Jam e gatshme që të investojë në politikat fiskale

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:44
Nina Angelovska

Ministrja e ardhshme e Financave, Nina Angelovska, dje në kuvendin e LSDM-së tha se e sheh ofertën si një shans për të udhëhequr një ndryshim në vendin në të cilin planifikon të ardhmen e saj.

“Pas afro 10 vjet përvojë vendase dhe ndërkombëtare dhe njohjes së konsiderueshme ndërkombëtare të punës dhe kontributit tim të palodhur, jam e nderuar që dija, potenciali dhe entuziazmi im për ndryshim janë njohur që t’i shërbejnë funksionit të përparimit të vendit tonë. Ndërsa nderi më i madh është se baza është tërësisht jopartiake. Ofertën e shikojë si mundësi që të jem udhëheqëse e ndryshimeve në vendin në të cilën planifikojë të ardhmen time”, tha Angelovska.

Ajo tha se jam e gatshme të investoj në politika fiskale progresive që do të krijojnë ekonomi të fortë për qytetarët dhe do të mbajnë të rinjtë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat