DAP sot do të kryejë kontroll në kompanitë e “Boki 13”

Maqedonia

DAP sot do të kryejë kontroll në kompanitë e “Boki 13”

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Drejtoria për të Ardhura Publike nga sot do të fillojë kontrolle në kompanitë e Bojan Jovanovskit dhe tek personat fizikë dhe juridik të lidhur me rastin “Haraçi”. Kontrollet i ka konfirmuar edhe drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska.

“Do të procedojmë në pjesën e tatimeve. Do të kontrollojmë Lidhjen Ndërkombëtare, 1TV, BJM media grup dhe të gjithë tatimet tjera të ngelura të cila sipas analizave kemi konfirmuar se kishin marrëdhënie dha bashkëpunime të caktuara biznesi”, tha Lukarevska.

Ajo saktësoi se personat fizik do të kontrollohen në bazë të të ardhurave të fituara dhe në bazë të Ligjit për tatim personal.

“Përmes pagesave të bëra nga Lidhja Ndërkombëtar do të shohim në llogarinë e të cilit individët kanë shkaur ato paratë dhe nëse ato janë paraqitur”, deklaroi Lukarevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat