Galoway: Partitë politike duhet të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje

Maqedonia

Galoway: Partitë politike duhet të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:15
Rachel Galloway

Efektiviteti dhe integriteti i gjithë gjyqësorit është një parakusht për stabilitetin dhe prosperitetin kombëtar.

Reformat prokuroriale janë pjesë e reformave më të gjera të sundimit të ligjit që janë prioritet për BE-në, NATO-n dhe qytetarët e Maqedonisë, kështu që partitë politike duhet të vendosin interesat e vendit para gjithçkaje, thotë ambasadorja britanik në Shkup Rachel Galloway në intervistë për AIM-në për nevojën e miratimit të një Ligji të ri për Prokurorinë Publike dhe shkrirjen e PSP-së aktuale në Prokurori Themelore Publike për Krim të Organizuar.

“Efektiviteti dhe integriteti i gjithë gjyqësorit është një parakusht për stabilitetin kombëtar dhe prosperitetin”, tha Galloway, duke theksuar se Këshilli i BE-së ka qenë gjithmonë i qartë se nevojitet përgjegjës ligjore për veprimet e paligjshme që mësoi publiku nga bisedimet e përgjimeve në vitin 2015.

Sipas saj, kornizat ligjore cilësore janë të rëndësishme, por rregulli i ligjit bazohet në zbatimin e tyre, kështu që çështja “Haraçi” është një mundësi për të treguar zbatim efektiv, në kohë dhe joselektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat