OBRM-PDUKM: Pse Ruskovska po e mbron dhe amniston Zoran Zaevin? - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Pse Ruskovska po e mbron dhe amniston Zoran Zaevin?

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pse Ruskovska po e mbron dhe amniston Zoran Zaevin?

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:39
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Katica Janeva është “haraçi” i Zoran Zaeva.

“Të gjithë dëgjuan se si Boki 13, e përmend emrin e Zoran Zaevit në një audio inçizim të La Verita dhe se si ai nuk do të bëjë problem për ‘haraçin’. Të gjithë dëgjuan se Boki 13 pasi ka marrë haraç, ka shkuar në takim me Zaevin. Të gjithë përveç Ruskovskës dhe Joveskit të cilët në konferencën për shtyp gënjyen dhe konfirmuan se nuk ka politikanë të përfshirë në aferën ‘haraçi'”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë nëse hetimi i Ruskovskës nuk zgjerohet sepse edhe vetë ajo e dinë se nëse kapen këmbët e oktapodit, do të arrihet në koka. Nga atje pyesin se pse Ruskovska e mbron dhe amniston Zoran Zaevin?

Nga atje shtojnë se drejtësinë në Maqedoni ka kohë që nuk e kemi, shteti i së drejtës e ka shkatërruar njeriun i cili asnjëherë nuk është ballafaquar me drejtësinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...