Qeveria e Maqedonisë do të harxhojë mbi 700 mijë euro për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra - Bota Sot
Qeveria e Maqedonisë do të harxhojë mbi 700 mijë euro për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të harxhojë mbi 700 mijë euro për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:14
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shpenzojë 783.000 euro për mirëmbajtjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Zyra për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, kompania “Trista Group” do të duhet të ruajë gjelbërimin në Qeveri, ndërtesat e banimit dhe organet e administratës shtetërore për tre vitet e ardhshme.

Qeveria thotë se mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbra deri më tani ka qenë pjesë e tenderit për kopshtari, siguri, higjienë dhe mirëmbajtje të vazhdueshme, dhe tani procedura është zhvilluar veçmas për herë të parë, duke pretenduar se shuma e parave që harxhohen tani për këtë qëllim janë më të vogla, në krahasim me vitet më parë.

Sipas Regjistrit Qendror, Trista Group, e vetmja kompani që ka marrë dhe fituar tenderin, ka nënshkruar 15 kontrata të prokurimit publik në 12 muajt e fundit. E njëjta kompani ka lidhur kontrata të ngjashme shërbimesh me Bashkinë e Shkupit, Komunën e Karposhit, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Kuvendin.

Edhe pse Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërime” është përgjegjëse për mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike të gjelbra, Qeveria ende shpenzon mijëra euro për ndërmarrjet private për këtë qëllim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...