Maqedoni, dorëzohen propozimet për ministrat e rinj

Maqedonia

Maqedoni, dorëzohen propozimet për ministrat e rinj

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:03
Ilustrim

Janë dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë Veriore emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj.

Pas arkivimit të propozimeve nga ligjvënësi, ata duhet të procedohen dhe të vendosen në rend dite për t’u votuar në seancë plenare.

Në postin e ministres së Financave është propozuar Nina Angellovska.

Në postin e zv.ministres së Arsimit është propozuar Elizabeta Naumovska, profesoreshë e fizikës dhe në postin e zv.ministrit të Ekonomisë Kire Kolemishevskin, i diplomuar në Universitetin e Shën Kirillit dhe Metodit në Fakultetin e Drejtësisë. Në këtë post vjen nga Banka Maqedonase për Mbështetjen e Zhvillimit.

Ndër emrat e propozuar është edhe Nexhat Mehmedoviq si zv.ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ndërsa Alsat mëson se Ibrahim Dehari do të jetë ministër i ri për Investime të Huaja. Dehari është kuadër i BDI-së ndërsa në këtë post kalon pas shkarkimi të Zoran Shapuriq. Ai është biznesmen dhe ligjërues në Universitetin e Tetovës.

Në qershor u bënë ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar me ndryshimin e disa ministrave. Posti i ministrit të Financave që atëherë ka qenë bosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat