Aksident në Demir Kapi, një emigrant i vdekur dhe 11 të lënduar

Maqedonia

Aksident në Demir Kapi, një emigrant i vdekur dhe 11 të lënduar

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një emigrant ka ndërruar jetë, një është kthyer në kamp, ndërsa 11 të tjerë janë vendosur në spitalin e Kavadarit, pas aksidentit që ndodhi në rrugën Demir Kapia – Negotinë.

Aksidentin për AIM e ka konfirmuar drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Negotinë, Biljana Fililpova.

Ndihma e shpejtë mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit ka intervenuar me tre makina, në aksidentin në të cilin makina me emigrantë ka lëvizur në rrugën Demir Kapi – Negotinë, ndërsa ka goditur pjesën e prapme të një makine tjetër që ka lëvizur në drejtimin e njëjtë dhe ishte kapluar nga zjarri.

Personeli i spitalit është angazhuar për personat e lënduar, ndërsa jozyrtarisht mësohet se tre nga të lënduarit, do të dërgohen në klinikat e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat