Prokuroria do të bashkëpunojë me Këshillin e Prokurorëve për rastin me Katica Janevën

Maqedonia

Prokuroria do të bashkëpunojë me Këshillin e Prokurorëve për rastin me Katica Janevën

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Prokurori Ljubomir Joveski për Alsat tha se të gjitha informacionet për lëndën ‘Haraçi’ do të dorëzohen në Këshillin e Prokurorëve Publik, pa u rrezikuar hetimi.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria dorëzoi raport deri te Këshilli se çfarë statusi ka Katica Janeva, por Këshilli konsideron se informacionet kanë qenë jo të plota.

“Edhe më tej bashkëpunojmë me Këshillin për vërtetimin e fakteve dhe do t’i sigurojmë qasje tek të dhënat e hetimit të deritashëm”, thotë Joveski.

Në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve mund të hapet procedurë për shkarkimin e Katica Janevës dhe të përgatitet raport për ta dërguar në Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat