Rritet numri i personave me sëmundje mendore

Maqedonia

Rritet numri i personave me sëmundje mendore

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:10
Ilustrim

Shënon rritje numri i rasteve urgjente që kërkojnë ndihmë në Klinikën për Psikiatri në Shkup. Ekspertët sqarojnë se stina e verës shkakton shumë kriza tek shumë njerëz, e në veçanti tek personat të cilët kanë probleme psikologjike.

Nuk ka të dhëna se cilën moshë apo gjini më së shumti i prek ky çrregullim psikiatrik ndërsa mjekët thonë se ditët e gjata të verës sjellin edhe tentativa të shumta për vetëvrasje.

“Periudha e verës di të jetë e rrezikshme për pacientët të cilët kanë probleme psikologjike për shkak të shumë aspekteve. Dita është e gjatë, tek numër i madh i njerëzve shtrohet dilema si do ta kaloj ditën, nga ana tjetër temperaturat e larta shkaktojnë pengesa në funksionimin gjatë ditës sepse gjumi nuk është i rehatshëm që vështirëson funksionimin. Gjatë verës dinamika e jetës është shumë e ngarkuar, ka shumë ngjarje kryesisht pozitive si dasma dhe pushime, por këto ngjarje dinë të krijojnë shqetësime tek cilido njeri posaçërisht tek ata të cilët kanë vështirësi psikologjike”, deklaroi Sllavica Arsova nga Klinika e Psikiatrisë Shkup.

Ndër sëmundjet më të shpeshta psikiatrike paraqitet depresioni, i cili shënon rritje si në vend po ashtu dhe në korniza botërore.

“Depresioni si sëmundje është në rritje të dukshme edhe në korniza botërore jo vetëm tek ne. Grupi i anksiozëve depresiv posaçërisht tek të rinjtë, apo ankth, paniku dinë të jenë shpeshherë urgjentë. Këtë e sjell mënyra e jetesës, jetohet thënë kështu “shumë shpejtë” me shumë kërkesa, si nga vetja po ashtu dhe nga rrethi, në njëfarë mënyre sjell rritje të mbingarkesës së pritshmërisë e cila sjell deri në rritjen e rasteve me çrregullimeve të ankthit, dhe ankthi është simptom bartës”, u shpreh Arsova.

Brenda një viti në Ambulancën e Klinikës Psikiatrike regjistrohen rreth 15,000 raste me sëmundje mendore, ndërsa depresioni prek majën e listës së sëmundjeve më të shpeshta tek pacientët të cilët paraqiten në këtë Klinikë për të kërkuar ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat