SHGM dhe KEMM kërkojnë mediat t’u përmbahen standardeve profesionale, ndërsa politikanët t’u përmbahen aktpadive - Bota Sot
SHGM dhe KEMM kërkojnë mediat t’u përmbahen standardeve profesionale, ndërsa politikanët t’u përmbahen aktpadive

Maqedonia

SHGM dhe KEMM kërkojnë mediat t’u përmbahen standardeve profesionale, ndërsa politikanët t’u përmbahen aktpadive

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 07:12
Ilustrim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) janë të mendimit se funksionarët publik duhet t’u përmbahen aktpadive ndaj gazetarëve.

Siç thuhet në kumtesë, rruga drejt profesionalizimit në media duhet të rregullohet përmes organeve vetërregulluese. Në përputhje me praktikën e mirë të vendeve evropiane, toleranca tek politikanët duhet të jetë më e madhe dhe ata duhet të vendosin shembull për shfrytëzimin cilësor të mekanizmave dhe organeve vetërregulluese.

SHGM dhe KEMM ju bëjnë apel mediave t’u përmbahen standardeve profesionale të raportimit duke publikuar informacione të sakta dhe të kontrolluara.

“Ju bëjmë apel mediave të respektojnë standardet profesionale dhe etike, për shkak se shkelja e këtyre standardeve nuk është në interesin e askujt, dhe as më pak në besimin e mediave”, thuhet në reagim.\

Ata në fund shtojnë se është pashembullt që Prokuroria Publike të jep vlerësime se cilët media janë të papërgjegjshme, duke rikujtuar se kjo është punë e publikut./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...