SPB Shkup gjobit 46 motoçiklistë

Maqedonia

SPB Shkup gjobit 46 motoçiklistë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:18
Policia

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme nga ora 18:30 deri në ora 1:30, Departamenti për Siguri të Komunikacionit Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup zbatoi kontroll për zbulimin e kundërvajtjeve të motoçiklistëve.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë kontrollit janë gjobitur 46 motoçiklistë.

Gjithashtu sipas njoftimit të MPB-së, janë zbuluar edhe 35 kundërvajtje tjera me çka janë dhënë shqiptuar urdhërpagesa të detyrueshme dhe tetë urdhërpagesa kundërvajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat