Rritet numri i personave me sëmundje mendore në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritet numri i personave me sëmundje mendore në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:45

Shënon rritje numri i rasteve urgjente që kërkojnë ndihmë në Klinikën për Psikiatri në Shkup.

Ekspertët sqarojnë se stina e verës shkakton shumë kriza tek shumë njerëz, e në veçanti tek personat të cilët kanë probleme psikologjike.

Nuk ka të dhëna se cilën moshë apo gjini më së shumti i prek ky çrregullim psikiatrik ndërsa mjekët thonë se ditët e gjata të verës sjellin edhe tentativa të shumta për vetëvrasje.

“Periudha e verës di të jetë e rrezikshme për pacientët të cilët kanë probleme psikologjike për shkak të shumë aspekteve. Dita është e gjatë, tek numër i madh i njerëzve shtrohet dilema si do ta kaloj ditën, nga ana tjetër temperaturat e larta shkaktojnë pengesa në funksionimin gjatë ditës sepse gjumi nuk është i rehatshëm që vështirëson funksionimin. Gjatë verës dinamika e jetës është shumë e ngarkuar, ka shumë ngjarje kryesisht pozitive si dasma dhe pushime, por këto ngjarje dinë të krijojnë shqetësime tek cilido njeri posaçërisht tek ata të cilët kanë vështirësi psikologjike – deklaroi Sllavica Arsova, Klinika e Psikiatrisë Shkup.

Ndër sëmundjet më të shpeshta psikiatrike paraqitet depresioni, i cili shënon rritje si në vend po ashtu dhe në korniza botërore.

“Depresioni si sëmundje është në rritje të dukshme edhe në korniza botërore jo vetëm tek ne. Grupi i anksiozëve depresiv posaçërisht tek të rinjtë, apo ankth, paniku dinë të jenë shpeshherë urgjentë. Këtë e sjell mënyra e jetesës, jetohet thënë kështu “shumë shpejtë” me shumë kërkesa, si nga vetja po ashtu dhe nga rrethi, në njëfarë mënyre sjell rritje të mbingarkesës së pritshmërisë e cila sjell deri në rritjen e rasteve me çrregullimeve të ankthit, dhe ankthi është simptom bartës”, u shpreh Sllavica Arsova, Klinika e Psikiatrisë Shkup.

Brenda një viti në Ambulancën e Klinikës Psikiatrike regjistrohen rreth 15,000 raste me sëmundje mendore, ndërsa depresioni prek majën e listës së sëmundjeve më të shpeshta tek pacientët të cilët paraqiten në këtë Klinikë për të kërkuar ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat