Regjistrimi i studentëve në Universitetin e Shkupit më 29 dhe 30 gusht

Maqedonia

Regjistrimi i studentëve në Universitetin e Shkupit më 29 dhe 30 gusht

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Më 29 dhe 30 gusht në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup është afati i parë për regjistrimin në vitin e parë për vitin akademik 2019/2020.

Sipas Konkursit të lira janë gjithsej 10 665 vende. Prej tyre, në kuotë për studentë të rregullt janë 5387 vende, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studentëve 4248 vende dhe për studentë me korrespondencë të lira janë 1030 vende.

Si edhe vitin e kaluar, kompensimi që e paguajnë studentët e rregull është 200 euro, ndërsa para ata që do të regjistrohen në kuotën për bashkëfinancim ose me korrespondencë do të paguajnë 400 euro.

Për të konkurruar për studime, kandidatët duhet që të kenë marrë provimin e maturës. Kriteret dhe kushtet për regjistrim janë të publikuara në Konkurs në ueb faqen e Universitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat