Shumë shkolla të Tetovës me probleme infrastrukturore dhe të mbytura në borxhe

Maqedonia

Shumë shkolla të Tetovës me probleme infrastrukturore dhe të mbytura në borxhe

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, shumë shkolla përballen me probleme. Në Tetovë shkolla e mesme e mjekësisë dhe shkolla fillore Skënderbeu në Xhepçishtë vuajnë mungesën e investimit dhe çdo ditë e më shumë ruinohen. Sipas përgjegjësit për Arsim në komunën e Tetovës Ahmed Qazimi investimi është i pamundur për shkak të mungesës së dokumentacionit.

“Objektet ku janë ndërtuar, asokohe, menaxhimi i arsimit ka qeni pushtetit qendror dhe komplet procedura e ndërtimit të mjekësisë është realizuar nga ana e ministrisë për Arsim dhe Shkencës, dhe ne nuk e posedojmë dokumentacionin komplet, për atë shkak nuk mund të bëjmë edhe intervenime duke mos e pasur dokumentacionin komplet. E njëjta është edhe në shkollën fillore në Xhepçisht”,  u shpreh Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës.

Përveç problemeve infrastrukturore, viti i ri shkollor, 19 shkollat e Tetovës do t’i gjejë edhe me borxhe, për të cilat Qazimi fajëson ish strukturën e komunës së Tetovës.

“Nga shkollat e mesme borxhi konstant paguhet. Me pagesat e fundit të bëra, tani, borxhi i që ishte në muajt e kaluar është përafërsisht 110 milion denarë”, tha Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës.

Nga ana tjetër fshati Reçicë e Vogël dhe fshati Sellcë i malësisë së Sharrit, do vazhdojnë edhe më tej të jenë pa objekt shkollor, sepse ende as nga ministria e Financave dhe as nga Ministria e Arsimit, nuk janë ndarë fonde për ndërtimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat