Dimitrov: Ligji për Prokurorinë Publike dhe hetimet për rastin “Haraçi”, kyçe për nisjen e bisedimeve me BE-në

Maqedonia

Dimitrov: Ligji për Prokurorinë Publike dhe hetimet për rastin “Haraçi”, kyçe për nisjen e bisedimeve me BE-në

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 10:52
Nikolla Dimitrov

“Sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe hetimi transparent për rastin “Haraçi”, janë dy pika kyçe që do të na ndihmojnë shumë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në në tetor”.

Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, para fillimit të Këshillit vjetër të ambasadorëve, në të cilin do të diskutohet për perspektivat euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Dimitrovit, në dy vitet e fundit ka përmirësim drastik dhe intensiv të procesit eurointegrues dhe udhëheqjen e politikës së jashtme.

“Kishte diçka që konsiderohej e pazgjidhshme. Këtu bëmë hap kyç, manifestuam mënyrë të vërtetë evropiane dhe zgjidhëm një çështje që na mbante jashtë procesit të integrimit në NATO dhe BE. Me fqinjët në kushte kur bota është ndarë, ne kemi krijuar mundësi për BE”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat