OBRM-PDUKM: Përse Ruskovska dhe Joveski i mbrojnë funksionarët e pushtetit?

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Përse Ruskovska dhe Joveski i mbrojnë funksionarët e pushtetit?

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se 43 ditë pas paraburgimit të Bojan Jovanovskit ende nuk ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Publike si i dyshuar i parë për rastin “Haraçi”.

“Dëshmi më e madhe për panikun e pushtetit është presioni që çdo ditë e bëjnë ndaj mediave. Deri më herët për Zaevin demokracia për një shoqëri vareshe nga liria e fjalës dhe mediave. Ai thoshte se mediat duhet të punojnë të lira nga çdo presion, dhe të informojnë qytetarët pa censurë, ndërsa tani kjo nuk vlen kur thuhet diçka që nuk i pëlqen pushtetit”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Ruskovska dhe Joveski nëse dëshironin që ta shpejtojnë hetimin deri më tani do të thërrisnin të gjithë të dyshuarit në rastin emrat e të cilëve përmenden që katër muaj kur doli në pah ky rast skandaloz.

“E kundërta Joveski e neglizhoj përzierjen e politikanëve në rastin ‘Haraçi”, por shikojmë që Zaev i ka përcaktuar akuzat”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje pyesin se pse Vilma Ruskovska mbron funksionarët e pushtetit, dhe se nga se ka frikë Ljubomir Joveski?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat