DW: Zgjerohet hetimi për rastin “Haraçi”

Maqedonia

DW: Zgjerohet hetimi për rastin “Haraçi”

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:33
Ilustrim

Menjëherë pas marrjes së plaçkës prej një milion eurosh, njëri prej të dyshuarve harxhoi jashtë vendit rreth 180.000 euro vetëm disa ditë pas marrjes së parave. Po shikohen lidhjet edhe rreth të dyshuarve tjerë, njofton “Deutsche Welle”.

Sipas “DW”, njerëz të tjerë së shpejti mund të përfshihen në hetimin për rastin “Haraçi”. Ata dyshohet se janë bashkëpunëtorë të një prej të dyshuarve, emrat e të cilit janë cituar në disa nga dëshmitë e deritanishme.

Deri më tani nuk ka përgjigje nëse kjo mund të ketë lidhje me një deklaratë të bërë një javë më parë nga pensionistja Liljana Todorovska, ideja autoriale e së cilës ishte për ndërtimin e Kompleksit Evropian për të rritur e parashtruar nga organizata joqeveritare Lidhja Ndërkombëtare e Bojan Jovanovskit. Sipas një kontrate me organizatën, 720.000 euro janë transferuar në llogarinë bankare të Todorovskës, e cila u kap menjëherë nga bashkëpunëtorët e Jovanovskit. Pasi rasti “Haraçi” u nxor në dritë, Todorovska për mediat tha se ajo ishte grabitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat